Skip to content

Iku në SHBA për t’u arratisur? Veliaj sqaron largimin nga vendi

Gjatë intervistës të realizuar për Report.Tv, kryebashkiaku Veliaj më tej foli dhe për detaje të tjera nga dosja hetimore.

Ai u shpreh se nuk ka pasur në plan asnjë arratisje duke përmendur një vizitë të tij në Gjermani dhe 2 në SHBA, nga të cilat thotë se u kthye pasi nuk i trembet këtij persekutimi.

Related article  VIDEO/ "Mami jot hynte mes çifteve, ndaj është ndarë nga babai jot?” Livia bie në tokë, kalon atak panik

Gjithashtu akuzat për prishje provash ai i hedh poshtë, ndërsa thotë se një prokuror ndërtues po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.

Pyetje: Si qëndron e vërteta e arratisjes apo prishjes së provave për të cilat flitet se ju do të prishnit procesin?

Related article  Jozi dhunoi Gjestin/ Top Channel bën veprimin ekstrem me urgjencë

Erion Veliaj: Çfarë arratisje? Isha në Gjermani më 6 Dhjetor dhe erdha; në SHBA në 31 Dhjetor dhe 21 Janar dhe erdha! Tre herë kam provuar se as iki, as tutem nga ky persekutim. Cilat prova do prish? Këtu prova quhen lodrat e djalit; i ka Olsi, të luajë gjithë ditën si kalama me lego. Provë quhet Instagrami, aty i ka! Kjo është çmenduri, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.

Related article  Zbulohet shkaku i aksidentit fatal të Jotës dhe të vëllait të tij… Rezultatet e hetimeve paraprake

Sakaq kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Veliaj ka tentuar të udhëtojë drejt SHBA për t’iu arratisur drejtësisë.

Published inLajme