Skip to content

Nuk kaloi në finalen e Festivalit të Këngës, shpërthen këngëtari

Mbrëmjen e djeshme u përzgjodhën 15 këngët finaliste që do të konkurrojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, një vendim që ka sjellë reagime të shumta nga pjesëmarrësit.

Jo të gjithë e kanë pritur mirë përzgjedhjen e jurisë, e një ndër to është edhe Devis Xherahu, i cili konkurroi me këngën “Ka momente”.

Related article  “Deri 17 vjeçar kam pi dr**gë..” – publikohet rrëfimi rrëqethës i Gjestit

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xherahu shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e jurisë, duke e cilësuar si të padrejtë.

“Kënga ime ishte ndër pesë këngët më profesionale dhe më të realizuara, por mbrëmë juria vendosi të më ndalojë padrejtësisht,” tha këngëtari.

Related article  Te henen ndodh cmenduria me temperaturat, zbuloni parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Në vijim, Xherahu kritikoi ashpër jurinë, duke e cilësuar si “më të dobëtën dhe më jo-profesionalen” që ka parë deri më tani.

Related article  “Elvisi u çua nga karrigia dhe qëlloi disa herë gjyqtarin”, Kurtaj rrëfen tmerrin tek Apeli

Ai shtoi gjithashtu se mungesa e profesionalizmit të jurisë është një nga arsyet kryesore pse shumë artistë kanë braktisur festivalin vitet e fundit.

Published inShowbizz