Skip to content

87-vjecari ‘cakmak’ ngacmon s—- te miturin ne Tirane, policia e le te lire

Një i moshuar 87-vjeçar është vënë nën hetim nga autoritetet në Tiranë, pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, në një ngjarje që ka ndodhur në rrugë publike.

Policia e Tiranës konfirmoi se ndaj shtetasit P. Sh. është nisur procedim penal në gjendje të lirë, pas referimit të materialeve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në rrugë.”

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për identitetin e vajzës apo rrethanat e sakta të ngjarjes, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së viktimës. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar masat e mëtejshme ligjore.

Published inLajme