Skip to content

“500 mijë €”/ Berisha bën deklaratën e fortë: Ju zbuloj bisedën sekrete të deputetit të Ramës me gjyqtaren

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë para mediave pas përfundimit të dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Berisha u thirr nga prokurori Elvin Gokaj për t’u përgjigjur në lidhje me kallëzimin për “shpifje” të bërë ndaj tij nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka.

Çështja lidhet me akuzat e mëparshme të Berishës ndaj gjyqtares Gjoka se ajo ka pasur një bisedë me ish-deputetin socialist Alket Hyseni, ku sipas tij, është folur për 500 mijë euro ryshfet me qëllim heqjen nga klasifikimi si grup kri’minal.

Related article  Plas sherri i madh! Edi Rama godet keq Samir Manen

Në prononcimin e tij, Berisha tha se pyetjet e prokurorisë kishin të bënin me këto akuza, të cilat ai i kishte formuluar si pyetje dhe për të cilat tha se ende nuk ka marrë përgjigje, ashtu siç nuk ka marrë përgjigje as për pyetjen nëse gjyqtarja ka pasur bisedë me Mirel Mërtirin. Berisha theksoi se ai thjesht ka ushtruar detyrën e tij si kryetar i opozitës dhe nëse Irena Gjoka do të ishte e pafajshme, ajo do të përgjigjej negativisht ndaj këtyre pyetjeve.

“Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në bu.rg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje,” – u shpreh Berisha me tone të ashpra ndaj gjyqtares.

Related article  Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet të jetë një bashkatdhetar (EMRI)

Berisha gjithashtu kritikoi kreun e SPAK Altin Dumani, duke e përmendur si personin që firmosi thirrjen e tij në SPAK dhe duke aluduar për shqetësimin e tij në lidhje me pyetjet e Berishës ndaj gjyqtares. Lideri demokrat lexoi gjithashtu pjesë nga kallëzimi, duke përsëritur pyetjet që i kishte drejtuar publikisht Irena Gjokës në lidhje me bisedat e supozuara me Alket Hysenin dhe Mirel Mërtirin.

Related article  Tronditëse! Babai pë*dh*noi vajzën e vetë të mitur për vite me radhë! Arrestohet pas kallëzimit të nënës – Detajet

Në përfundim, Berisha e cilësoi padinë si një tentativë për ta penguar atë të ushtrojë funksionin e tij publik si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe përsëriti akuzat e tij ndaj Irena Gjokës, duke e quajtur atë “mashtruese ordinere” dhe “delinkuente klasike” që sipas tij e ka vendin në bu.rg. Ai tha se gjyqtarja është nxitur nga Kryeministri Edi Rama dhe prokurori Altin Dumani për të ngritur këtë padi ndaj tij.

Published inLajme