Skip to content

4 kryetarë bashkish të PS-së do lenë mandaton për të kandiduar për deputet

Kur ndodhemi vetëm dy muaj të larg deri në zgjedhjet e 11 majit, debatet për listat e partive politike janë intensifikuar.

Të gjithë kandidatët shpresojnë të gjejnë emrat e tyre në lista të sigurta, ndërsa liderët e partive kryesore, Rama dhe Berisha, kanë dërguar mesazhe të qarta për ata që do të kandidojnë për deputetë.

Ndërkohë, janë bërë publike katër emrat e kryebashkiakëve të PS-së, të cilët pritet të braktisin pozitat e tyre për të garuar në zgjedhjet për deputetë. Ata janë Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës, Majlinda Bufi, kryetare e bashkisë së Roskovecit, Ervin Demo, kryetar i bashkisë së Beratit dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit.

Mbetet për tu parë nëse do të ketë emra të tjerë që do të lenë mandatin, për të sigurar një vend deputeti.

Published inLajme