Skip to content

38-vjeçarja shqiptare ndahet nga burri, e pabesueshme nga ajo qe zbuloi pasi pa filxhanin e kafese

Një ngjarje e pazakontë ka bërë xhiron e mediave në Greqi: një grua shqiptare, rezidente në Greqi, është ndarë nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë — dhe shkaku? Një leximi virtual i filxhanit të kafesë nga ChatGPT.

E gjithë historia nisi si një lojë në rrjete sociale. Gruaja, e frymëzuar nga një trend në TikTok, i përgatiti kafe vetes dhe bashkëshortit dhe më pas fotografuan filxhanët.

Ato foto ia dërgoi ChatGPT-së me kërkesën që “t’i lexonte filxhanin”. Por ajo që filloi si shaka, përfundoi shumë keq.

Related article  A po i lufton Rama abuzimet me hapesirat publike, deputeti i tij i del kunder dhe ia plas ne sy me video

Sipas interpretimit të chatbot-it, burri po fantazonte për një grua misterioze me inicialin “E”, me të cilën ishte “i destinuar të kishte një lidhje”. ChatGPT shkoi edhe më tej duke “zbuluar” se ajo grua po përpiqej të shkatërronte familjen e tyre dhe se bashkëshorti tashmë e kishte tradhtuar gruan.

“E mora si shaka,” tha burri gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në Greqi. “Por ajo e mori seriozisht. Më kërkoi të largohesha nga shtëpia, i tha fëmijëve se po ndaheshim dhe më pas mora një telefonatë nga avokati i saj. Atëherë e kuptova se nuk ishte thjesht një kapriço.”

Related article  Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje 2-vjeçarin

Tre ditë më vonë, ai u njoftua zyrtarisht me dokumentet e divorcit. Avokati i burrit ka deklaruar se do ta kundërshtojnë kërkesën për divorc në gjykatë, pasi një deklaratë nga një program kompjuterik nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe burri është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta.

Related article  Pronari i këtij lokali ka bere aktin e rende ndaj klienteve te tij

Sipas tij, gruaja ka pasur më parë prirje për të besuar verbërisht në praktika ezoterike. “Disa vite më parë ishte fiksuar pas astrologjisë. Na u desh një vit që ta bindnim se nuk ishte reale.”

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë treguam ekskluzivisht se ChatGPT po ndikon negativisht në çiftet shqiptare.

Published inLajme