Një rrëfim i pazakontë dhe tronditës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një 29-vjeçare e martuar. Gruaja, e cila ka zgjedhur anonimitetin, ka ndarë historinë e saj të dhimbshme dhe konfuzionin e thellë pas zbulimit të tradhtisë nga bashkëshorti i saj 34-vjeçar.
Sipas rrëfimit të saj, çifti ka një vajzë të vogël dhe deri para pak kohësh jetonin një jetë relativisht të lumtur. Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar kur 29-vjeçarja ka kuptuar se burri i saj e tradhton. Ajo që e bën këtë histori edhe më të veçantë dhe tronditëse është fakti se tradhtia nuk po ndodhte me një femër tjetër, por me shokun e tij të ngushtë.
Në mesazhin e saj, gruaja tregon se kishte vënë re disa sjellje të pazakonta tek burri i saj, si lëvizje femërore, por kurrë nuk kishte menduar se ai mund të kishte preferenca edhe për meshkuj. Ajo shprehet se ndodhet në një moment shumë të vështirë dhe nuk di si të veprojë përballë këtij zbulimi.
E ndier helm në shpirt dhe e pushtuar nga urrejtja ndaj bashkëshortit, 29-vjeçarja thotë se në momente të caktuara madje ka menduar ta denoncojë atë në polici për një aktivitet të paligjshëm që ai kryen, si formë hakmarrjeje. Ajo gjithashtu shpreson që ky zbulim ta largojë burrin e saj nga shoku i ngushtë, të cilin e konsideron si një anëtar të dytë të familjes. Në fund të mesazhit, gruaja kërkon këshilla nga ndjekësit e JOQ Albania, duke theksuar se një situatë e tillë mund t’i ndodhë kujtdo.