Studentja që sfidoi Ramën del me një tjetër deklaratë

Studentja Samanta Toçka e cila tërhoqi vëmendjen e publikut me fjalimin e saj kritik

ndaj kryeministrit Edi Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në

protestën e paralajmëruar për nesër në Tiranë. E ftuar në News24,

Toçka u shpreh se frika e krijuar nga reagimet e kryeministrit mund të ketë

ndikuar në uljen e angazhimit të disa studentëve, por theksoi se kjo nuk duhet t’i ndalë ata të vijojnë qëndrimin e tyre.

Related article  Për 4 shenja horoskopi, një humbje kthehet në fitore të madhe ne fund të korrikut dhe fillim gushti

”Besoj se ka një tërheqje të vogël të studentëve, për shkak të frikës që po mbjell kryeministri i vendit, Edi Rama”, tha ajo. Studentja vlerësoi përfshirjen e pedagogëve dhe mjekëve në mbështetje të kauzës, duke nënvizuar se studentët nuk duhet të përballen të vetëm me situatën. Për të protesta duhet të marrë mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha shtresat e shoqërisë, përfshirë profesionistët dhe sipërmarrësit e vegjël.

Related article  Vjen njoftimi befasues/ Miratohet nga Kryeministri! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë për…

“Studentët nuk duhen lënë vetëm. Nesër duhet të jenë të gjithë në shesh, edhe qytetarët e thjeshtë, edhe ata që kanë një biznes të vogël, edhe profesionistët e çdo fushe”, u shpreh Toçka.

Ajo kritikoi gjithashtu thirrjet e kryeministrit për dialog, duke i cilësuar ato si ironike. Sipas saj, shqetësimet e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre lidhen edhe me frikën nga dhuna dhe trajtimi i protestuesve në komisariate. “Ka humbur besimi që kemi edhe për Policinë, sepse nuk bëjmë dot kallëzime ndaj policit”, tha studentja.

Related article  Zbardhet ngjarja qe per pak nuk shkaktoi tr*gjedi te madhe

Ajo e akuzoi Ramën se po nxit përplasjet për të ruajtur pushtetin dhe paralajmëroi se veprimet e tij do të lënë gjurmë negative në kujtesën publike. Toçka shprehu bindjen se protesta e nesërme do të ketë pjesëmarrje të gjerë