E vr*u vëllain për tokë, ja çfarë ndodhi me Jetmirin

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj J.J, i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në aktakuzën e ngritur pohohet se i dyshuari, më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Bokshiq të Klinës, pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore ndërmjet viktimës dhe babait, dyshohet se ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, vëllait të tij.

Related article  E TURPSHME/ E reja nga Kombinati

Si pasojë e plagëve të marra, viktima, Faruk Isufi ka pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dëmtimit të arteries në këmbën e majtë dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, raporton IndeksOnline.

Related article  Electrical Safety at Home Becomes a Hidden Lifesaver When Proper Charger Use Is Taken Seriously Preventing Fires Damage

“Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, së bashku me një karikator dhe 10 fishekë të të njëjtit kalibër, për të cilën nuk posedonte leje nga organet kompetente.

Related article  Pas ndarjes me Ramën/ Marjana Koçeku befason të gjithë: Vota ime në Kuvend shkon për …

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pejës.