Gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë në rrjetet sociale, këtë herë duke përmendur kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, në lidhje me materiale private që pretendon se disponon.
Sipas Tozajt, bëhet fjalë për materiale me përmbajtje intime, të cilat ai pretendon se lidhen me kryebashkiakun dhe punonjëse të institucionit që drejton.
“Këtë javë do të postojmë, i kemi të gjitha”, është shprehur gazetari, duke paralajmëruar publikime të mundshme gjatë ditëve në vijim.
Deri tani, nuk ka një reagim publik nga kryebashkiaku Flamur Golemi lidhur me deklaratën e Tozajt.