Pedagogë dhe studentë janë mbledhur këtë të martë para Kryeministrisë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mes protestuesve janë parë edhe Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi. Sipas raportimeve, çifti, të cilët janë pedagogë, i janë bashkuar kolegëve të tyre dhe studentëve në protestë.

Pjesëmarrja e tyre në tubim ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka komentuar në rrjetet sociale praninë e çiftit në protestë.
Balla ka publikuar në Facebook një fotografi ku duket çifti mes protestës, ku ka shkruar: “Nuk janë pedagogët, është partia dhe familja e Saliut.”