I mbyllin faqen e “Facebook-ut”: Po punojmë me Meta-n për rikthimin e faqes
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur se faqja e saj zyrtare në Facebook është bllokuar prej tre ditësh.
Përmes një postimi në Instagram, Spiropali njoftoi se po bashkëpunon me kompaninë Meta për të rikthyer llogarinë, ndërsa u kërkoi ndjekësve që komunikimin me të ta vijojnë përmes këtij rrjeti social, deri në një njoftim të ri.