Beri deklaraten e bujshme sot, ja cfare i ndodhi ish deputetit te PS

Vetëm pak orë pasi deklarata e tij për shpërblimin prej 10 mijë eurosh bëri xhiron e rrjetit, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj pretendon se është përballur me një ndërhyrje të forcave operacionale në banesën e tij në Manati të Lezhës.

Në një komunikim telefonik Ndocaj ka deklaruar se rreth orës 15:00, efektivë të ardhur nga Tirana janë paraqitur në banesën e tij dhe kanë thyer keq fare derën për të hyrë brenda, raporton Infopress.

Related article  Akuze e rende per aktorin Robert Ndrenika (E plote)

Ngjarja e pretenduar vjen pas videos së publikuar nga ish-deputeti, në të cilën ai ofronte 5 mijë euro për këdo që hidhte një deputet në koshin e plehrave dhe 10 mijë euro për një ministër apo kryeministrin Edi Rama.

Related article  Nëna Files dhe djalit të tij autik i ndryshon jeta pasi u dhunuan nga policia, nuk e besoni sa para janë mbledhur për to

Deklarata e Ndocajt erdhi si kundërpërgjigje ndaj njoftimit të Ramës për përfitimet financiare të punonjësve të policisë të angazhuar gjatë protestave, që do të shpërblehen me 269 mijë lekë.

Related article  Horoskopi për nesër, 6 korrik 2026: ky veprim mund t’u hapë dyer disa shenjave, në mënyra që vetëm fati nuk do t’i bënte dot

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë ndërhyrjen e pretenduar apo arsyet e saj. Po ashtu, nuk dihet nëse paraqitja e efektivëve, sipas Ndocajt, ka lidhje me videon që u përhap në rrjetet sociale.