Analistin Andi Bushati komentoi sot situatën e kryeministrit Edi Rama përballë protestave 7 ditore.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Bushati tha se Rama ose do të vdesë si një diktator ose do të shporret si i tillë, pasi nuk ekziston një alternativë e tretë.
“Këto ditë mendoj unë e kanë shtuar numrin e atyre shqiptarëve, në mënyrë progresive, që mendojnë se tanimë, Edi Rama nuk është nga ata që largohet nga pushteti pa gjak, pa dhunë, dhe në mënyrë demokratike. Që i shohin me përbuzje ato përrallat e një jete të tretë si artist a si piktor me Koçon që e paroa, ku e di unë se çfarë. Domethënë, tani të gjithë e dinë që Rama o do vdesi si diktator, o do shporret si diktator. Këto janë dy alternativat e vetme që ka”,-tha Bushati./CNA
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se ngjarjet që kanë përshkruar vendin përgjatë muajve të fundit tregojnë se kryeministri Edi Rama nuk ikën nga posti as me protesta paqësore dhe as me protesta të dhunshme.
I ftuar në ‘Syri Tv’, Shkullaku u shpreh se për të justifikuar vendimin e tij, Rama ka arritur në pikën që po paguan policët me paratë e taksapaguesve shqiptarë për të rrahur qytetarët dhe për të mbrojtur zyrën e tij.
“Ne kemi thënë që ky njeri nuk ikën. Pra, ky njeri nuk ikën me vota, e pamë. Ky njeri nuk ikën me protesta paqësore, qofshin dhe ato kur janë 100 mijë njerëz që mbushin sheshet. Ky njeri po reziston ndaj kryengritjes me forcën dhe dhunën e aparatit shtetëror, të cilin e ka bërë personal. Pra, të gjithë ata që shikojnë në rrugë, nuk janë më policë të shtetit shqiptar, janë policë të Edi Ramës. I vetmi ndryshim është që, nëse banditët policët i paguajnë me tangjente apo ushtarët e tyre i paguajnë me paratë që përfitojnë nga krimi, Edi Rama i paguan me paratë tona. Pra, ai paguan me paratë e shqiptarëve policët që të rrahin shqiptarët, për të mbrojtur zyrën e tij”,-tha Shkullaku./CNA