Mësohet se 42-vjeçari ka marrë një plagë me armë zjarri në kofshë…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se 42-vjeçari ka marrë një plagë me armë zjarri në kofshë, ndërsa ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja mbeten të paqarta, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna mbi autorin apo motivet e ngjarjes.
