Skip to content

Dhunohet polici i patrullës së Krujës, fliste me një të,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Krujë ku disa persona mësohet se kanë dhunuar me shkopa bejsbolli një punonjës policie. Paraprakisht bëhet me dije se punonjësit i patrullës i cili mësohet se është 19 vjeç ishte jashtë shërbimit, në momentin e ngjarjes.

Related article  Detajet trnditese per ngjarjen ku nderroi jete 32 vjecarja

Sakaq raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, pasi shkak është bërë kontakti që polici ka pasur me një vajzë të mitur në rrjete sociale, konretisht Instagram. Vëllezërit e kësaj të fundit, duke qenë se ajo është në 18 vjeç, të irrituar nga komunikimi i dyshes në rrjete sociale, kanë dhunuar mbrëmjen e djeshme efektivin, me shkopa besjbolli duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup.

Related article  Trgjedi, 13 të vdkur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël turistik, asnjë i mbijetuar!

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pamjet e kamerave të sigurisë në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje.

Related article  E fundit! Shkrihet policia e Sarandës

Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNEWS