Skip to content

Shfaqet video kur kengetarja Blerina Matraku ia kerkonte Adrian Hiles,

Vjen një kohë që besimi tek vetja është i lartë dhe mund të marrësh përsipër sfida të forta. Me këtë “as” në dorë, këngëtarja Blerina Matraku i është drejtuar publikisht kompozitorit Adi Hila për një bashkëpunim.

E ftuar në emisionin “Dikush” moderuar nga Anilda Kaçaçi në “Youtube” të “Gazeta shqiptare.al” këngëtarja Blerina Matraku dëshiron që Hila të kompozojë për të një këngë të shtruar me motive jugu. Atëherë le të urojmë që kënga të vijë e të shijojmë një krijim nga dy artistë që nuk zhgënjejnë kurrë.

Lufta internet vs TV, në heshtje ka shtresëzuar në mënyrë tipike llojet e “ushtarëve” të vet të bindur apo kryeneçë. Të ndezësh apo jo televizorin kjo është zgjedhje e lirë, por të mos blesh fare televizor, ky është vendim; apriori hundëthyes. Thirrja instiktive për të shkuar andej nga vjen zëri, bën që të kuptosh se të gjitha rrugët të çojnë tek televizori. Të varur nga media; vështirë të kuptosh një njeri që e shmang totalisht nga jeta e vet. Blerina Matraku, këngëtare e një targetgrupi me shije të mirë muzikore; ndjek një stil jete të purifikuar (në terma cilësues), për një ditë larg imponimit të një realiteti të egër dhe manipulues.

Related article  Media në zi! Ndahet nga jeta papritur gazetari i madh, bashkëshorti i gazetares shqiptare të njohur

Kush zgjedh të kapë momentin e vet, me një natyrshmëri të qartë, të dëgjojë muzikë kur do, të merret me veten kur mundet e t’u japë të tjerëve vëmendjen që meritojnë, këto munden të bëhen vetëm në një pavarësi totale. Gjatë intervistës për “Dikush” me Anilda Kaçaçin, në “Youtube” të “Gazeta shqiptare.al”, Blerina habit kur thotë se jo vetëm nuk e ndez televizorin, po nuk ka fare. “Jetoj në qetësi. U mërzita shumë me problemet politike. M’u kujtua ‘97 dhe doja që këtë vend e këtë popull ta shikoja mirë. Nëse do ishim shumë veta që jetojnë si mua do ishte shumë mirë.”-flet ajo ndërsa i lexohet në portret një lloj paqeje e admirueshme. Ka të qeshura pa fund ky episod, momente kur ajo flet për gjëra që të ftuarin nuk i thonë kurrë për veten, me frikën “se flasin tepër”. Biseda vjen në një kohë kur ajo ka gati dy këngë të reja që me sa tregoi pas bisedës, duket se do bëhen shumë shpejt të dashura e të kapshme për këdo që e do këngën.

Related article  Protestat po bejne te veten, Ish-ministri socialist kerkon me URGJENCE doreheqjen e Edi Rames
Published inNEWS