Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me publikimin e fundit të videove intime të disa artistëve në rrjet.
Gjatë një deklarate për mediat, e cila vjen në një kohë tensionesh të larta politike dhe skandalesh qeveritare,
Berisha u shpreh se këto materiale janë servirur qëllimisht nga qeveria për të mbuluar aferat korruptive dhe lidhjet e dyshuara me kartelet e drogës, duke kërkuar një hetim të thelluar për përfshirjen e mundshme të hakerave pranë pushtetit.
NJOFTIM PËR MEDIA
LEXO EDHE: Eli Fara i hakmerret kompozitorit Hila – Ja çfarë i bëri
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet e tmerrshme! Thuhet se janë marrë nga hakerat e Ramës, kjo gjë kërkon hetim të fortë
LEXO EDHE: kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë
Donika Ndoj: Doktor, në kulmin e skandaleve për korrupsion të qeverisë, dhe kur priten materiale edhe më komprometuese që pritet të dalin, sipas asaj që ka deklaruar ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, shqiptarëve iu serviren video me përmbajtje erotike të disa artistëve. Kush fshihet pas publikimit të tyre në dijeninë tuaj, dhe a po hidhen në treg për të mbuluar ndonjë aferë më të madhe ku mund të jetë drejtpërdrejt i përfshirë vetë kryeministri?
LEXO EDHE: E bujshme! Zbulohet kush është “Qerosi” milioner i njohur në videot e Adi Hilës, dhe femra milionere, kush paguante për gjithë “takimet”
Sali Berisha: Absolutisht ato i serviri në treg Edi Rama për të zhurmuar skandalet e tmerrshme të tradhtisë më banale, më të turpshme, të shefes së shërbimit, një bashkëpunëtore e shpifur e organizatave më kriminale, karteleve më të fuqishme të drogës, me Ergys Agasin. Ato bëhen për të zhurmuar amoralitetin e kësaj qeverie në të gjitha aspektet. Ato bëhen për të zhurmuar lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës, vjedhjen e qindra e qindra milionë eurove nga ai, skandalet e vëllait të tij, të ministrave të tij. Nuk kanë asnjë qëllim tjetër! Për të mos thënë tjetrën, po kjo do hetim. Thuhet që ai prej kohësh është marrë, thashë kërkon hetim, me hakerimin dhe gjetjen e këtyre lloj videove, se mund t’i duheshin një ditë. Unë bëj thirrje të bëhet një hetim i fortë edhe për këtë mundësi, se hakerat kryesorë në Shqipëri janë hakerat e Edi Ramës.
Related article ‘Kthesa e fortë’/ Euro fiton terren ndaj Lekut brenda javës
LEXO EDHE: Dyshohet se ng*cmonte vajza të m*tura pranë një shkolle, lihet ne arrest shtepie këngëtari në Fier
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
