Një udhëtim në një plazh në shtetin perëndimor indian të Maharashtra përfundoi tragjikisht, pasi tetë studentë u mbytën në det , sipas mediave lokale.
Tetë adoleshentët, të moshës 16 vjeç, ishin në një ekskursion me shkollë private nga qyteti i Pune-
Një total prej 48 personash, 25 nxënës meshkuj, 17 nxënëse femra dhe gjashtë mësuese udhëtuan për në distriktin Raigad, duke përshkuar një distancë prej rreth 170 kilometrash.
Pasdite ata shkuan për një piknik në plazhin Diveagar, ku ndodhi tragjedia.
Tetë studentët hynë në det, por u rrëmbyen nga rryma të forta.
“Gjatë vizitës së tyre në plazh, ata hynë në det. Por ata i nënvlerësuan rrymat dhe u mbytën”, tha një zëdhënës i policisë për gazetën The Indian Express.
