Meridian Ramçaj, i cili njihet si nje mik i ngushte me Monika Lubonjen, ka folur për situatën e aktores Monika Lubonja, duke zbuluar detaje nga një komunikim i fundit që ka pasur me të.
Ramçaj tha se Lubonja ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, ndërsa sipas tij, komentet dhe reagimet e publikut kanë ndikuar te aktorja.
“Unë kam folur me Monikën, gjendja e saj është e rënduar totalisht, psikologjikisht, emocionalisht. Normalisht të vrasin fjalët e publikut”, u shpreh Ramçaj në “Top News”.
Ai kritikoi edhe mënyrën se si publiku, sipas tij, arrin në përfundime pa pasur në dispozicion të gjitha faktet e një situate.
“Ne jemi një popull që alfabetin e kemi A dhe ZH, nuk kemi ABC, nuk i marrim fare shkronjat me radhë, por duam të kalojmë direkt te ZH-ja. Pra, ne shikojmë një puzzle, pa i parë fare copat dhe themi se kjo është”, deklaroi ai.
Ramçaj u shpreh gjithashtu se personat që pretendojnë se janë përfshirë në ngjarje duhet t’u drejtohen institucioneve përkatëse dhe të bëjnë denoncim.
“Unë mendoj që ata duhet të marrin guximin, të shkojnë të bëjnë denoncimin. Normalisht duhet ta kishin bërë një denoncim”, tha ai.
I pyetur nëse ka pasur mbështetje nga institucionet, Ramçaj theksoi se në këtë situatë duhet të përfshihen edhe shërbimet sociale.
“Besoj që duhet të jenë dhe shërbimet sociale të pranishme”, u shpreh ai.
