Skip to content

Incident i avionit te kompanise se madhe

Detaje të reja janë zbuluar për incidentin e rëndë me një Boeing 787-9 të Vietnam Airlines në aeroportin e Mynihut, ku avioni arriti të ngrihej vetëm pasi kishte kaluar fundin e pistës dhe kishte hyrë në zonën me bar.

Sipas raportit paraprak të autoriteteve gjermane të hetimit të aksidenteve ajrore, të dhënat e regjistruesve tregojnë se gjatë procesit të ngritjes janë aktivizuar frenat. Ende nuk dihet nëse piloti frenoi apo nëse bëhej fjalë për një problem teknik.

Related article  E BUJSHME – Fshehja e vd ekjes së turistes në Palasë, Policia del me reagim zyrtar pas nje jave: 33-vjeçarja humbi jeten nga…

Në avion ndodheshin 271 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Boeing-u, me peshë afro 241 tonë, po lëvizte në pistën 4000 metra të gjatë, por për rreth 18 sekonda shpejtësia mbeti në 310 km/h. Shpejtësia e parashikuar për ngritjen ishte rreth 324 km/h.

Related article  “Jam princesha jote e vogël, të dua”/ I dërgonte foto dhe video intime të dënuarit për vrasje, dalin mesazhet e polices 23-vjeçare

Avioni u ngrit vetëm pasi kishte dalë nga pista, ndërsa gjurmët e gomave vazhdonin rreth 240 metra në zonën me bar. Incidenti u shenua me panik tek pesonat ne bord dhe gjatë incidentit, bishti dhe rrotat goditën pjesë të sistemit të ndriçimit, duke dëmtuar 20 drita. U konstatuan gjithashtu dëmtime në avion dhe në katër goma.

Ekuipazhi vendosi të kthehej në Mynih dhe hodhi rreth 62 tonë karburant për 45 minuta për të ulur peshën e avionit.

Related article  Deklarate e forte e ciftit qe u dhnua, ja cfare beri policia

Para uljes, avioni kaloi dy herë mbi aeroport me trenin e uljes të hapur për kontrolle nga toka. Në tentativën e tretë u ul me sukses.

Asnjë nga 287 personat në bord nuk u lëndua. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar arsyen e aktivizimit të frenave gjatë ngritjes.

Published inNEWS