Skip to content

Habit shefi i Qeverise

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arresti me burg duhet të përdoret si masa e fundit e sigurisë dhe vetëm kur alternativat e tjera rezultojnë të pamjaftueshme. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e draftit me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, Rama bëri të ditur se për veprat penale që parashikojnë dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të caktohet më masa e arrestit me burg.

Related article  Vrasje me armë zjarri në Shkodër, viktima u gjet pa jetë në automjet (EMRI)

Sipas ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri, gjykata duhet të shqyrtojë fillimisht masat më të buta të sigurisë dhe arrestin në shtëpi, përpara se të vendosë izolimin në burg. Rama tha gjithashtu se heshtja e personit nën hetim apo mospranimi i akuzës nuk duhet të përdoren si argument për të përcaktuar rrezikshmërinë e tij.

“Procesi penal duhet të nisë nga zona e lirisë dhe jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme.

Related article  Çfarë po ndodh me Genta Ismajlin? Videoja e fundit ngre dyshime

Për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më arrest me burg. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës s’do të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret.

Related article  Dy ngjarje brenda pak orësh, burri humb jetën, 28-vjeçarja në konsumon…

Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Sa herë caktohet arrestimi, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore. Prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato”, tha Rama.

Published inNEWS