Skip to content

URGJENT – Kryeministri Edi Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

Kabineti qeveritar njoftoi sonte se kryeministri Edi Rama, nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve.

Si asnjë herë më parë, mesazhi nuk do të vijë nga kryeministria, por nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Related article  Ngjarje ne fundjave, dalin detajet e para nga aksidenti i ndodhur

Është e paqartë se çfarë do të komunikojë këtë të diel 27 shtator, z.Rama.

E paqartë është dhe ora kur do të dalë para kombit. Kabineti i tij tha sonte se duke qenë se nisja këtë të shtunë nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojë nesër paradite.

Related article  Tragjedi në kete shtet evropian, 12 humbin jeten pasi autobusi doli nga rruga dhe u përmbys
Published inNEWS