Skip to content

Endrit Thaçi me postim te fuqishem, zbulon kush e tradhtoi Hashim Thaçin

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të mbajtur në New York.

Gjatë fjalimit të tij, Rama foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke deklaruar se, sipas tij, ai është “tradhtuar” nga ish-presidenti amerikan Joe Biden.

Related article  “Kam një amanet, mos harroni…”, në ditën e ZEZË të Edi Ramës, Gramoz Ruçi nxjerr diçka që nuk pritej

Rama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kishin bërë më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët më 16 shtator u dënuan në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë me gjithsej 81 vite burgim.

Related article  Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën drejtuesi

“Ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse gjenerali Clark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”, tha Rama.

Related article  Rama tregon çfarë do të ndodhë sot në të gjithë vendin

“Kur them ‘tradhtuar’, është sepse ne, si vend i vogël, ndihemi miq me SHBA-në, me më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, u shpreh ai.

Published inNEWS