Skip to content

Jeta e fundit në burgun e Bradasheshit! Në qelitë ku rri Agasi,

Struktura të Prokurorisë së Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle të paparalajmëruara në qelitë e paraburgimit të Bradasheshit dhe kanë zbuluar atje pije alkoolike e pajisje për shpërndarje interneti.

Në këto qeli, ndodhet i arrestuar edhe biznesmeni kontravers Ergys Agasi, i cili u ndalua pak javë më parë në qytetin e Durrësit, pas më shumë se 8 muajsh në kërkim.

Megjithatë, për kontrollet dhe ato që janë gjetur në qelitë e paraburgimit, nuk ka ende një njoftim zyrtar nëse i përkasin Ergys Agasit apo personave të tjerë që ndodhen të akomoduar në IEVP Bradashesh.

Related article  “Kam lënë përshtypjen se mund të jap dorëheqjen”- Rama: Do t’i shkojmë deri në fund!

Deri tani, e konfirmuar është se janë gjetur pije alkoolike dhe pajisje për shpërndarjen e internetit, të fshehura në kuzhinën e institucionit. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë marrë për ekspertim, për të parë se kujt i përkasin.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje, të biznesmenit Gerond Meçe.

Related article  Tjetër ngjarje e rëndë në një familje të Vitisë! Gruaja e pëson rëndë nga burri dhe kunati

Ergys Agasi është një nga figurat që prej kohësh ka gjetur “strehë” në politikë, veçanërisht te Partia Socialiste, duke mbajtur pozita të rëndësishme.

Një prej pozitat më të rëndësishme që Agasi ka mbajtur është ajo si kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, një detyrë që i dha mundësinë të jetë afër qeverisë dhe të ndikojë në shumë aspekte të administratës publike. Sukseset e tij në karrierën politike janë gjithashtu të lidhura ngushtë me faktin se ai është djali i Bardhyl Agasit, një ish-deputeti socialist, gjë që i hapi shumë dyer në kupolën e Partisë Socialiste veçanërisht në Durrës.

Related article  Policia zbulon tunelin poshtë KFC-së dhe përballet me një skenë të pabesueshme
Published inNEWS