Skip to content

Rama ben postimin qe po merr vemendje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi pak para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju Jork.

Kujtojme se pak me pare shefi i Qeverise eshte pritur me protesta ne Nju Jork, ku eshte goditur me veze pas daljes se tij nga automjeti.

Related article  Alarm për temperatura ekstreme në fundjavë, rrezik zjarresh në 6 qarqe të vendit

Në fotografinë e publikuar, Rama shfaqet pranë flamurit shqiptar, në pritje të momentit kur do t’i drejtohet nga foltorja përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së.

Kryeministri ndodhet në Shtetet e Bashkuara prej ditës së shtunë, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. Sipas axhendës së publikuar, fjalimi i tij është parashikuar për orën 17:00 me kohën lokale, ndërsa në Shqipëri do të jetë ora 23:00.

Related article  Cfare po paralajmerohhet per 8 tetorin

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme, në një seancë ku liderët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare prezantojnë qëndrimet e tyre për çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Related article  Gjyqtari i Hagës merr një vendim lidhur me Thaçin

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar edhe një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Në axhendën e vizitës së tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Published inNEWS