Skip to content

Deklarata qe thuhet per here te pare

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se materialet sensitive të Shërbimit Informativ të Shtetit të gjetura në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit, kanë në përmbajtje informacione për personazhe të rëndësishëm.

E ftuar në studion e “Opinion”, ajo ka zbuluar për herë të parë se në momentin e ndalimit të biznesmenit kontravers në zonën e Plepave, atij i është sekuestruar një pajisje që kishte brenda materiale sensitive të përgjimeve e të vëzhgime.

Related article  Why Donald Trump Might Skip Don Jr.’s Wedding — Even Though His Son Hopes He Attends

“Në makinë e Agasit, që ishte shpallur në kërkim, janë gjetur materiale sensitive të SHISH. Kurrsesi nuk mund të gjenden në automjetin… për personazhe të ndryshëm shtetërorë që nuk mund ti zbuloj. Në momentin që Agasi është arrestuar te plepat janë sekuestruar 3 celularë dhe 1 pajisje që ka pasur brenda materiale sensitive të përgjimeve e të vëzhgime, të komunikimeve në njërin nga celularët janë gjetur 503 materiale komunikimi me ish drejtoreshën.

Related article  “Ramën e kam dashur si vëllain tim, ishte yll që ndriçonte”, Ahmetaj jep fjalën e burrit: Do kthehem në Shqipëri, kam vendosur ta…

Zonja informonte për takime me partnerë ndërkombëtarë, e informonte për takimet me kryeministrin dhe për kohëzgjatjen. Në takime diskutohej për lëvizje në qeveri dhe të gjitha këto kalonin te Agasi”, tha Lala.

Ndër të tjera, gazetarja Klodiana Lala tha se drejtuesja e SHISH, ka vëzhguar zyrtarë të shtetit për shkak të përplasjeve që ata kanë pasur me Ergys Agasin dhe materialet janë përdorur më pas kundër tyre.

Related article  Ndryshon MOTI/ Sinoptikani tregon kur nis të freskohet

“Prokuroria ka dyshime që zyrtarë të shtetit për shkak të përplasjeve me Agasin, janë vëzhguar nga Hyseni dhe materialet janë përdorur kundër tyre. Ajo çfarë ka ndodhur me SHISH pasojat do ti ndjejë në 10 vitet e ardhshme. Vlora Hyseni e përplaste Agasin me Belinda Ballukun”, ka thënë ajo.

Published inNEWS