Skip to content

I riu u vetëvrá, ja ke ka arrestuar sot policia

Një 36-vjeçar humbi jetën një ditë më parë në zonën e Alliasit në Tiranë, pasi u hodh nga kati i pestë i një pallati. Viktima është identifikuar si Gerald Sefa, ndërsa hetimet për rrethanat që i paraprinë ngjarjes kanë çuar në arrestimin e një personi.

Në pranga është vënë Sajmir Demiri, babai i ish-bashkëjetueses së 36-vjeçarit. Ai dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Related article  Protestuesit kerkojne DOREHEQJEN e tij, Edi Rama ‘arratiset’ drejt shtetit te njohur (Video)

Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, rreth dy ditë përpara ngjarjes Demiri dyshohet se ishte konfliktuar verbalisht me Sefën, duke i kërkuar shpjegime lidhur me përfundimin e marrëdhënies së tij me vajzën.

Related article  My 12-year-old daughter donated her hair to a girl with cancer—then we received a call from the principal asking us to come in immediately.

Hetuesit po verifikojnë nëse konfliktet dhe presioni i pretenduar ndaj 36-vjeçarit kanë ndikuar në vendimin e tij për t’i dhënë fund jetës.

Rasti fillimisht ngriti dyshime edhe për një skenar tjetër. Brenda banesës u gjet një thikë me njolla gjaku, çka bëri që policia të shqyrtonte edhe mundësinë e një ngjarjeje kriminale.

Related article  Ngjarje e rende ne Lushnje, vellai i njeriut te forte ne qeverine Rama shan dhe i arratiset policise, por perfundon i vd*kur mes…

Megjithatë, sipas burimeve, nga ekspertiza e kryer më pas janë konstatuar në thikë gjurmë gishtash që i përkisnin vetë Sefës. Dyshohet se përpara se të hidhej nga ndërtesa, 36-vjeçari kishte tentuar të dëmtonte veten.

Published inNEWS