Skip to content

Zjarr në një sipërfaqe me shkurre në Lazarat, zjarrfikësit izolojnë flakët që rrezikonin banesat

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në fshatin Lazarat.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me një automjet zjarrfikës dhe grupin e ndërhyrjes. Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i cili rrezikonte banesat përreth.

Related article  “Një kala e ngritur u prish brenda një dite”, Saimir Vishaj i përlotur tregon ndarjen pas 35 vitesh

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për izolimin e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së tij në drejtim të banesave.

Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e plotë të tij dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur.

Related article  Kjo gjë është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë vendimin e tij
Published inNEWS