Brikena Selmani ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan ditët e fundit në rrjetet sociale, ku ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” u përfol se mund të ishte shtatzënë.
Zërat nisën të qarkullonin mes ndjekësve të saj, duke bërë që vetë Brikena të sqaronte situatën dhe të kërkonte që aludimet të mos vijonin pa një konfirmim prej saj.
Në një grup të mbyllur me fansat, ajo e ka mohuar kategorikisht lajmin, duke qenë e drejtpërdrejtë në reagimin e saj.
“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar Brikena.
Kështu, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” ka zgjedhur t’u japë fund spekulimeve duke e bërë të qartë se lajmi për një shtatzëni të mundshme nuk është i vërtetë.
Brikena u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”, ndërsa më herët kishte përfaqësuar Kosovën në “Miss Grand International 2025”.
Aktualisht, ajo ndodhet në Itali, ku po kalon kohë me familjen. Ndërkohë, Brikena vijon të jetë në një lidhje me Mateo Borrin.

