Skip to content

E vrau sepse kishte hyrë për të vjedhur, kush është shqiptari që u vra në Itali, baba i një djali të vogël

Gjovalin Lazri, është 36-vjeçari shqiptar i cili u vra me vrarë me armë zjarri një ditë më parë, në provincën e Kuneos, Itali. Sipas hetimeve paraprake, Lazri dyshohet se kishte hyrë në një kantier bashkë me persona të tjerë, me qëllim vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve të ndërtimit.

Sipas rindërtimit të deritanishëm të ngjarjes nga hetuesit, pronari i objektit, Roberto Mollo, 35 vjeç, ka dëgjuar zhurma dhe ka qëlluar me një pistoletë gjysmëautomatike. Një prej plumbave ka goditur Lazrin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të urgjencës për ta shpëtuar, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Related article  LAJMI I FUNDIT/ Sherr i dhunshëm mes vëllezërve, korçari merr sëpatën dhe qëllon vëllanë e tij, por ajo që ndodh më pas

Lazri jetonte prej kohësh në Torino, së bashku me partneren dhe djalin e tyre. Ai administronte së bashku me partneren një bar në zonën e Torinos. Familjarët, përmes avokates së tyre, janë shprehur të tronditur nga vdekja e tij, ndërsa kanë deklaruar se Lazri po përpiqej të linte pas të kaluarën dhe të riintegrohej në shoqëri.

Related article  “Reign Check” Podcast: Inside the headlines of the British Royal Family

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte precedentë penalë për vepra kundër pasurisë, por nuk janë bërë të ditura detaje për rastet konkrete.

Related article  Maryland NICU Babies Get Dressed Up in Adorable Costumes to Help Celebrate Spring

Në momentin e ngjarjes, Lazri dyshohet se ka qenë me katër ose pesë persona të tjerë, të cilët janë larguar me vrap pas të shtënave.

Published inNEWS