Skip to content

Rrefimi i Helenit

Detaje të reja tronditëse u zbuluan gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq”, ku Heleni ka zbuluar një tjetër skandal të rëndë familjar.

Ajo rrëfeu se bashkëshorti i saj, gjatë kohës që ajo ndodhej në emigrim në Greqi, kishte marrë në shtëpi mbesën e saj vetëm 14-vjeçare me arsyetimin për t’i shërbyer.

Më pas, përmes mesazheve telefonike, Heleni zbuloi se mes ish-bashkëshortit 56-vjeçar dhe mbesës së saj kishte nisur një marrëdhënie intime.

Heleni: Kisha qenë në Greqi unë, na zuri kriza dhe erdha në Shqipëri. Në Shqipëria përsëri nuk u ambientova dot dhe shkova vetë në Greqi, sepse burri nuk donte që të vija. E lashë Agronin në Shqipëri bashkë me dy çunat. Shkon Agroni te shtëpia e motrës sime, motra ishte gjallë. I thotë motrës “ me jep çupën në shtëpinë time që të më gatuajë dhe të më lajë”. “Po motra ime nuk është atje, si do e marrësh ti çupën time”, i thotë motra.

Related article  The 1972 Academy Awards: Why It Remains One of the Most Iconic Ceremonies Ever

Heleni: Unë nuk e dija. Burri i motrës nuk vendosi që ta dëgjonte motrën dhe e la çupën që të shkonte. Se çfarë thoshte motra, nuk llogaritej motra ime në atë familje. Shkoi çupa ime që të shkonte te burri im. Motrës sime nuk i dëgjohej fjala fare.

Related article  ‘Burrit nuk i ngr*het’! Gruaja shkon tek “Fallxhorja” ne Lushnje, ja receta e cuditshme qe i dha

Eni Çobani: Tani duhet që t’i themi disa gjëra Heleni, pavarësisht se ti thua se ke ardhur për motrën. Por, edhe kjo është një ngjarje që lidhet me motrën. Kjo mbesë që vajti dhe jetoi me Agronin, tani ishte pak e rënë se nuk mund që të rrinte vajza 14 vjeçe me burrin 56 vjeç. Burri jot erdhi në Greqi, më pas çfarë zbulove?

Related article  I FUNDIT/ Aksident në vend, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin

Heleni: Ehh zonja Eni…

Eni Çobani: E di! Por, duhen thënë disa gjëra. Unë e kuptoj që për ty është shumë e rëndë, por që të lejosh mbesën tënde që të lidhet në një histori me ish bashkëshortin tënd dhe ti të mos dish asgjë, dhe një natë të marrësh vesh përmes mesazheve, që mbesa jote dashuronte ish-bashkëshortin tënd, kjo është shumë e rëndë. Më fal shumë por duhen thënë disa gjëra.

Published inNEWS