Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, vëmendja tashmë pritet të përqendrohet te procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton Gazeta Minuti.
Dhomat e Specializuara funksionojnë me gjyqtarë ndërkombëtarë, ndërsa për çështjet e apelit caktohet një panel prej tre gjyqtarësh.
Në listën e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara bëjnë pjesë profesionistë nga vende të ndryshme evropiane dhe më gjerë.
Ndër ta janë Michèle Picard nga Franca, Kai Ambos nga Gjermania, Nina Jørgensen nga Norvegjia, Emilio Gatti nga Italia, Vidar Stensland nga Norvegjia, Christine van den Wyngaert nga Belgjika, Thomas Laker nga Gjermania, Antonio Balsamo nga Italia, Mappie Veldt-Foglia nga Holanda, Christoph Barthe nga Gjermania, Vladimir Mikula nga Çekia, Guénaël Mettraux nga Zvicra, Roumen Nenkov nga Bullgaria, Gilbert Bitti nga Franca, Daniel Fransen nga Belgjika, Romina Incutti nga Italia, Fergal Gaynor nga Irlanda, Marjorie Masselot nga Franca, Piotr Hofmański nga Polonia dhe Christopher Gosnell nga Kanadaja, raporton Gazeta Minuti.
Megjithatë, gjejtarët e trupit gjykues të Apelit për rastin e Thaçit dhe bashkëakuzuarve nuk duhet të ngatërrohen me trupin gjykues të shkallës së parë.
Në gjykimin e shkallës së parë, trupi gjykues përbëhej nga Charles Smith III nga SHBA-ja, Christoph Barthe nga Gjermania dhe Guénaël Mettraux nga Zvicra, ndërsa Fergal Gaynor nga Irlanda ishte gjyqtar rezervë.
Për Apelin, do të caktohet një panel i veçantë prej tre gjyqtarësh.
Pikërisht ky panel do të ketë në duar shqyrtimin e ankesave ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara nga Dhomat e Specializuara.
Caktimi i panelit të Apelit pritet të jetë një nga zhvillimet e rëndësishme të radhës në këtë proces gjyqësor.
