Skip to content

Shenohet nje tjeter humbje jete nga vrusi

Shënohet viktima e dytë nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste të infektimit janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e infeksionit, vetëm disa ditë pas raportimit të rastit të parë fatal.

Related article  Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur Adrianes

Sipas IKSHPK-së, të shtatë personat e prekur janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Tre prej pacientëve paraqesin shenja klinike të meningjitit akut, ndërsa tre të tjerë shenja të meningoencefalitit akut. Një pacient paraqet gjendje febrile.

Related article  Del një tjetër pamje nga ngjarja! 17-vjeçarja shfaqet duke u kërkuar falje personave që e dhunuan

Gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, Laboratori i Mikrobiologjisë ka konfirmuar gjithsej shtatë raste me virusin e Nilit Perëndimor. Pesë prej të infektuarve janë meshkuj dhe dy femra.

Related article  Media e njohur boterore i nxjerr biseden sekrete Rames. Kryeminsitri del i acaruar ne zyre dhe…
Published inNEWS