Skip to content

Fieraku bëhet tapë dhe merr policinë në telefon: Ejani se

Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Fierit, pasi një person ka njoftuar sallën operative se kishte vrarë bashkëshorten në fshatin Dukas të Patosit. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar situatën.

Related article  Demi Moore discusses family moments involving Bruce Willis

“Ejani se vrava gruan time”, ka qenë kjo telefonata.

Në terren kanë mbërritur efektivë nga komisariati i Patosit dhe Fierit, të cilët kanë kryer kontrolle të menjëhershme për të konstatuar ngjarjen e raportuar. Zona është verifikuar në detaje për të siguruar nëse bëhej fjalë për një krim të rëndë.

Related article  “Unë jam socialist por s’kam mbyllur sytë”/ Braçe sërish mesazh për protestën: Po…

Pas hetimeve paraprake, policia ka konfirmuar se alarmi ishte i rremë. Personi që kishte bërë telefonatën rezultoi të ishte në gjendje të dehur, ndërsa nuk është konstatuar asnjë ngjarje kriminale. Autoritetet po ndjekin procedurat përkatëse ndaj tij për njoftim të rremë.

Related article  Man Left Devastated and Confused After Not Getting into Any Residencies on Match Day Gives Life Update 2 Years Later (Exclusive)
Published inNEWS