Skip to content

Ministri merr zarfin k ërcënues me një p lumb brenda

Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë e Arsimit të Italisë, në adresë të ministrit Giuseppe Valditara.

Zarfi është dorëzuar në ministri gjatë ditëve të fundit, ndërsa më 16 shtator është bërë denoncimi pranë Karabinierëve. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Related article  Kur e shkuara e fshehur ndryshon jetën e një familjeje

Pas publikimit të lajmit, ministri Valditara ka marrë mesazhe solidariteti nga drejtues të lartë të qeverisë dhe politikës italiane.

Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu solidaritetin e saj dhe të qeverisë me ministrin, duke i cilësuar plumbin dhe letrën kërcënuese si akte frikësimi që “nuk kanë vend në një demokraci”.

Related article  Lamtumirë LEK? Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, tha se Valditara “nuk do të frikësohet” dhe se aktiviteti i qeverisë nuk do të ndalet përballë kërcënimeve dhe dhunës.

Solidariteti ndaj ministrit erdhi edhe nga ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, i cili e cilësoi ngjarjen një akt të papranueshëm frikësimi.

Related article  Reagon me urgjence socialisti Taulant Balla

Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, dhe presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për Valditarën.

La Russa deklaroi se shpreson që autorët e kërcënimit të identifikohen sa më shpejt nga autoritetet kompetente.

Published inNEWS