Skip to content

Dënohet me 25 vite burg Hashim Thaqi

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë shqiptuar dënimin me 25 vite burg për presidentin e Kosovës dhe një ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare që i solli lirinë Kosovës, pavarësisht se akuzat kryesor nuk u provuan.

“Në emër të popullit të Kosovës, pasi janë shqyrtuar provat, argumentet dhe faktet, trupi gjykues ju shpall juve Hashim Thaçi, fajtor për arrestim të paligjshëm kundër së paku 385 personave, trajtim mizor kryer së paku kundër 49 personave, torturë si krim lufte, kryer së paku 303 personave, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte, kryer së paku ndaj 96 personave.

Related article  Pamjet qe po bejne xiron e rrjetit per sk*ndalin e fundit

Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për një sërë incidentesh apo krimesh, që nuk janë provuar.

Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, torturës, sipas pikave të aktgjykimit.

Related article  Vjen njoftimi urgjent! Moti bën kthesë të shtunën, bëhuni gati për stuhinë, ja kur vjen vjeshta e vërtetë!

Zoti Thaçi, duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se 1 krim, trupi gjykues ka shpallur dënime më vete për secilin. Trupi gjykues ka vendosur dënim me 15 vjet burgim për arrestim të paligjshëm, 4 vjet për trajtim mizor dhe dënim me 20 vite për torturë, dhe dënim për 23 vite për vrasje të paligjshme.

Related article  Mariska Hargitay, 62, Debuts a Bold New Super-Short Haircut — A Look at Her Hair Transformation

Trupi gjykues ju dënon me dënim të unifikuar me 25 vite. Në këtë, llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, u shpreh ndër të tjera gjyqtari.

Published inNEWS