Skip to content

‘Doktoresha gangstere’ Rozalinda Nall

ër gati 25 ditë me rradhë, Rozalinda alias Rosela Nallbati, (mbesa e ish-Drejtorit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati dhe e forta e grupit kriminal “Çapja” në Elbasan), dyshohet se qëndroi e fshehur në zonën e “Oxhakut” në Tiranë, për t’u vetëparaqitur më pas në ambjentet e komisariatit Nr.6 në Tiranë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, ajo ishte shpallur në kërkim qysh prej datës 30 korrik 2026, për shak se ndaj 33-vjeçares ka filluar një çështje penale në prokurorinë e Tiranës, për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”, pasi qëlloi qëlloi me telefon gazetarin e Kronikës së Zezë, Elton Qyno.

Por e “forta” e “Çapjave” me profesion Mjeke, vendosi të dorëzohet në ambjentet e komisariatit Nr.6 në Tiranë, pasi ishte informuar se gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, kishte vendosur ndaj saj dy masat e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, “Detyrim paraqitje pranë OPGJ” dhe njëherësh kishte urdhëruar prokurorinë ti bllokonte pasaportën kësaj doktoreshe.

Në fund të muajit Gusht 2026, Rozalinda Nallbati, u paraqit para gjyqtarit Altin Abdiu, duke kërkuar heqjen e masave të sigurisë dhe lejimin për të dalë jashtë shtetit, pasi pretendoi se ka dy fëmijë të vegjël dhe i duhej ti rregjistronte në shkollë në Dubai.

Related article  Jo vetëm vezë, protestuesit “armatosen” me

Përmes nevojës për shkollimin e fëmijëve, Rozalinda, bindi gjyqtarin Altin Abdiu, të ndryshojë masën e sigurisë duke i hequr “Ndalimin e daljes jashtë shtetit” dhe lënë në fuqi masën e “Detyrimit për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore. Pavarësisht kësaj, çështja penale kundër saj vijon të jetë e hapur dhe ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, po kryen hetime për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” në dëm të gazetarit Elton Qyno. E gjithë ngjarja ndodhi në ambjentet e Spitalit Amerikan në Tiranë.

Por rasti me gazetarin Elton Qyno nuk është i izoluar. Rozalinda Nallbati rezulton të ketë pasur dhe precedentë të tjerë të kësaj natyre me veprime të dhunshme, presione psikologjike dhe kërcënime.

Një burim pranë policisë së Tiranës kujtoi se mbesa e Neritan Nallbatit, Rozalinda Nallbati, të njëjtin incident ka bërë dhe me gazetarin e njohur, Artan Hoxha. Rasti është rregjistruar para disa kohësh në ambjentet e një lokali pranë zonës së “Kinostudios”, kur në lokal është shfaqur Rozalinda Nallbati, së bashku me një femër tjetër.

Related article  Berisha shkon në Amerikë?/ Ergys Mërtiri: Edhe në Hënë të vejë, s’vjen më në pushtet! Tani i ka ngelur vetëm të

Ajo ka sulmuar fizikisht gazetarin Artan Hoxhën dhe ka lëshuar sharje dhe ofendime drejt tij. Skena është parë nga klientët e tjerë të lokalit, por vetë gazetari për incidentin në fjalë, nuk ka bërë kallëzim penal në polici.
Doktoresha, që tashmë është natyralizuar në “të fortën” e Elbasanit dhe Tiranës, pasi xhaxhin, Neritan Nallbati, e kishte Drejtor të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetin dhe burrin Florenc Çapjan e ka të dënuar me burgim të përjetshëm, mendon se i bie kujdo njeriu në rrugë, në lokal, në servis dhe në spital etj.

Rozalinda Nallbati ka precedent tjetër të dhunimit dhe dëmtimit të pronës, rast i cili sipas burimeve të policisë është rregjistruar rreth muajit Maj 2026 në qytetin e Elbasanit.
E forta e “Çapjave” këtë rradhë ka sulmuar Raif Çaushllarin, vëllain e Elvis Çaushllarit që në Elbasan njihet si “Vis Korçari” aktualisht në burg, shok i ngushtë i Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës.

Related article  Vjen paralajmërimi I FORTË per daten e 4 korrikut, detajet cfare mund te ndodhe

Raif Çaushllari, ndodhej në ambjentet e servisit të tij në rrugën “Çerçiz Topulli” në Elbasan, ku ka ngritur një biznes të vogël familjar për shitjen dhe riparimin e motorave elektrikë dhe me benzinë. Por në këtë biznes është shfaqur me makinë Rozalinda Nallbati, duke i dëmtuar disa motorë që i kishte nxjerë për reklamim shitje dhe njëherësh, ka sulmuar me fjalë fyese dhe duke e quajtur “Tradhtar” të vijës kriminale të grupit “Çapja”, Raif Çaushllarin dhe vëllain e tij, “Vis Korçarin”.

Sipas burimeve të policisë edhe në këtë rast, Raif Çaushllari, nuk u paraqit në polici për të bërë denoncim, megjithëse ju dëmtuan disa motorë nga goditja me makinë që i bëri doktoresha Rosela Nallbati. Por kjo ngjarje kujtohet shumë mirë në Elbasan dhe për më tepër edhe policia është informuar për rastin në rrugë operative.

Published inNEWS