Skip to content

I FUNDIT – Adoleshenti shembullor gjendet i vrare me arme zjarri prane baneses, enderronte te behej….(Detajet tronditese)

16-vjeçari Blenis Burim Gashi është i mituri që u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së tij, në Rahovec të Kosovës. Ngjarja e rëndë i ka tronditur të gjitha, pasi dyshimet janë se i mituri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ndërsa bëhet me dije se familja Gashi së bashku me miq, shokë e shoqe të klasës, mësues e të afërm, do i japin pasditen e sotme lamtumirën e fundit Blenisit.

Blenisi do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 17:00 të ditës së sotme në varrezat e reja të fshatit Fortesë, shkruan newsbomb.al.

Një ngjarje tragjike që la pas një plagë të pashërueshme dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet dot asnjëherë për familjen Gashi dhe miqtë e Blenisit. Në moshën më të bukur të rinisë, vetëm 16 vjeç, Blenisi u shua duke mos arritur për të plotësuar ëndrrat e tij, të cilët kryesoheshin nga dëshira për t’u bërë mjek.

“Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte. Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët…” shkruan kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili shpreh ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të të miturit.

Zemërthyer, familja Gashi ka njoftuar se pasditen e sotme zhvillohet ceremonia mortore për djalin e tyre.

Reagimi i Smajl Latifit:

S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e të riut 16-vjeçar, Blenis Burim Gashi nga Fortesa, dhimbjen e bën edhe më fortë dhe më të madhe.

Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte.

Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët…

Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin!

Blenisi, pushoftë në paqe!

Reagimi i familjes:

Me pikëllim të madh, lajmërojmë familjarët si dhe të gjthë miqtë e shoqërinë, se mbrëmë aksidentalisht ndërroi jetë në moshë tepër të re , Blenis Burim Gashi nga Fshati Fortesë e Rahovecit.

E pamja mbahet në Restaurant Saranda.

Varrimi bëhet në ora 17:00 në varrezat e reja të fshatit Fortesë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Blenisin.

Familja Gashi.

Published inLajme