Edi Rama ka planin e madh? Arbër Hajdari heq dorë nga Big Brother, kush është ai që do e zëvendësojë

“Big Brother VIP Albania 6” ende nuk ka nisur, por diskutimet për ndryshimet që mund të sjellë sezoni i ri kanë filluar prej kohësh.

Një prej pikëpyetjeve të fundit lidhet me Arbër Hajdarin dhe vazhdimësinë e tij në rolin e opinionistit.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjet, Hajdari mund të shkëputet përkohësisht nga spektakli dhe të mos jetë pjesë e panelit në edicionin e gjashtë. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar nga Top Channel dhe përbërja e panelit të ri mbetet e hapur.

Related article  Kryeministri Rama publikon VIDEON e pazakontë: Shikoni…

Arbër Hajdari ka qenë një prej figurave më jetëgjata në karrigen e opinionistit të “Big Brother VIP Albania”. Në edicionin e pestë ai e ndau panelin me Monika Kryemadhin dhe të dy ishin të pranishëm edhe në finalen e 18 prillit.

Interesant është fakti se më herët është përfolur edhe emri i Alketa Vejsiut për BBVA 6. Sipas raportimeve të gushtit, ajo mund të përfshihet në panelin e opinionistëve, madje ishte diskutuar mundësia që të ishte një zë i tretë ose të ulej përkrah Arbër Hajdarit.

Related article  Trump jep lajmin qe trondit Boten, shpall territor te SHBA vendin qe…

Pikëpyetje ka gjithashtu për banorët dhe datën kur do të hapen dyert e shtëpisë. Deri tani nuk është bërë publik një njoftim përfundimtar që të zbulojë kastin dhe opinionistët e edicionit të gjashtë.

Sa i përket drejtimit të spektaklit, këtu duket se ka më pak dilema. Ledion Liço deklaroi që në finalen e BBVA 5 se do të rikthehej edhe vitin pasardhës, duke thënë: “Po, do të jem vitin që vjen, shihemi”.

Related article  Arrestohet ne vend familjari i ish-Ministrit te njohur

Mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i madh i BBVA 6 do të vijë pikërisht nga paneli dhe nëse, pas disa edicionesh radhazi, Arbër Hajdari do ta lërë këtë herë bosh karrigen e opinionistit.