“U gjet i fshehur në tualet”/ Zbulohet reagimi i Joz Markut pas arrestimit

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e këngëtarit Jozefin Marku, i cili është vënë në pranga në kuadër të hetimeve për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi.

Së bashku me Markun është arrestuar edhe Kristjan Nikolli, 31 vjeç, ndërsa dy persona të tjerë, Anton Huli, 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, Jozefin Marku është gjetur i fshehur në tualetin e banesës së Nikollit. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni.

Related article  Muaji qe vjen sjell ndryshimin e cmendur me shume ne PARA nga qielli, 5 shenjat e horoskopit me më shumë fat të muajit

Në kuadër të hetimeve është sekuestruar gjithashtu një automjet tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Sipas hetimeve, drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë qenë Kristjan Nikolli.

Policia bën me dije se ndaj Jozefin Markut janë ngritur akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, “Plagosjen e lehtë me dashje”, “Kanosjen”, “Mbajtjen pa të drejtë të uniformës” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.

Related article  E trishtë! Jep frymën e fundit në duart e mjekëve polici i njohur ne vend

Ndërkohë, Kristjan Nikolli akuzohet, ndër të tjera, për përkrahjen e autorit të krimit dhe mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit.

Nga hetimet e deritanishme, Policia dyshon se Marku dhe personat e tjerë të përfshirë kanë dhunuar Eduart Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer njërin prej tyre.

Related article  Nuk ka ndodhur kurrë më parë! Rama lëshon ULTIMATUMIN: Çdo të premte…

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.