Skip to content

U rrit pa te jatin dhe la pas nënën me semundje te keqe/Historia pas aksidentit ku humbi jetën gazetari Xhesjon Zogu

Një udhëtim i zakonshëm drejt punës është shndërruar në një fatalitet të rëndë mëngjesin e së mërkurës për gazetarin 26-vjeçar Xhesjon Zogu.

I riu, i cili udhëtonte nga fshati Shkretë i Krujës drejt Tiranës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur mbi Urën e Gjolës, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi një automjet tip “Benz”, i cili udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Related article  Irani kërcënim për të sulmuar europën, dridhet Shqipëria

Mjeti është përplasur kokë më kokë me automjetin tip “Land Rover” që drejtohej nga gazetari Xhesjon Zogu, i cili vinte në drejtim të kundërt. Përplasja ka qenë tejet e fortë, duke u shkaktuar dëme të shumta materiale të dyja mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhirë shërbimet e urgjencës, por gazetari 26-vjeçar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Related article  Kokalari për Berishën sapo zbret ne SHBA: Dha urdher per sulmin ndaj ambasadores...

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe shoferi i mjetit tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Humbja e 26-vjeçarit ka tronditur opinionin publik, ndërsa pas figurës së tij fshihej një histori e trishtë familjare. Xhesjon Zogu u rrit jetim, pasi babai i tij u vra 20 vite më parë. I riu jetonte vetëm me nënën e tij që vuan nga një sëmundje e rëndë kancerogjene, ndërsa i vëllai ndodhet i arrestuar.

Related article  “Lajme të mira” për Lindjen e Mesme! Trump deklaron ARMËPUSHIM

Pavarësisht këtyre sprovave të mëdha jetësore, Xhesjoni zgjodhi të ecte përpara dhe të ndiqte pasionin e tij për median, ku punoi me përkushtim në disa uebsajte dhe televizione në vend.

Published inPetravu