Aksident fatal ne vend, makina përplas motorin, humb jetën 17-vjeçari! Plagoset shoku i tij

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet në të cilin qarkullonin dy persona.

Related article  VIDEO: Pamje të tm*rrshme nga Tirana, shikoni se si 26-vjeçari,

Si pasojë e përplasjes së fortë, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore.

Related article  Unions' 'Astonishing' Attack Ad Against LA Republican Spencer Pratt Actually Helps His Case

Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin dy shtetas.

Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Related article  Deputeti i Ramës: Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit (nuk qenka as Irani, as Greqia por dikush që ju do…)

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.