Skip to content

E BUJSHME – Ja çfarë ka ndodhur “Osmanit” që mori 88.5 hektarë falas në Vlorë, thuhet se aktori i famshëm …

Dasma e Burçun Özçivit, motrës së aktorit të njohur turk Burak Özçivit,i cili jo vetem qe eshte i njohur ne Shqiperi per filmat e tij, por se fundmi eshte cituar si nje emer me potencial pasi kompania ku emri i tij ben pjese ka marre nje hapesire te madhe prej 88.5 hektarë ne Vlore ne rolin e investitorit strategjik, u shoqërua me një mungesë që nuk kaloi pa u vënë re.

Burak nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Bafra dhe mungesa e tij mjaftoi që në rrjetet sociale të nisnin menjëherë aludimet për një konflikt të mundshëm brenda familjes.

Por, sipas familjarëve, arsyeja është shumë më e thjeshtë.

Babai i aktorit, Bülent Özçivit, ka sqaruar se Burak nuk mundi të udhëtonte për shkak të angazhimeve profesionale. Aktori ndodhet aktualisht në Adana, ku vijon xhirimet dhe orari i punës nuk i ka lejuar të largohet nga seti.

Edhe vetë çifti i sapomartuar ka mohuar çdo problem mes tyre dhe aktorit.

Edhe pse nuk mundi të ishte fizikisht në dasmë, Burak u bë pjesë e festës përmes një video-thirrjeje me familjarët. Ai uroi motrën dhe bashkëshortin e saj dhe e ndoqi festën nga distanca.

Kështu, ajo që në rrjetet sociale u interpretua si një mungesë që mund të fshihte një krisje familjare, rezultoi të kishte një tjetër shpjegim: angazhimet e Burak Özçivit në xhirime e penguan të ishte pranë motrës në ditën e saj të veçantë.

Published inLajme