Skip to content

Paralajmerimi i forte per kryeministrin Rama

Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në protestën e 93-të, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke ngritur një sërë shqetësimesh që lidhen me jetën e përditshme, arsimin, shëndetësinë dhe pronën.

Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi gjatë protestës se tubimet do të vijojnë edhe gjatë shtatorit dhe paralajmëroi shtimin e pjesëmarrjes në protestat para Kryeministrisë.

“Shtatori do të na gjejë më të bashkuar, më të shumtë në numër dhe gati për aksionin e radhës derisa qeveria të largohet”, tha Kokaj.

Related article  Sonari zbuloi sekretin e liqenit pas 43 vitesh: Dy makina dhe gjashtë persona të zhdukur prej dekadash

Aktivistja renditi edhe arsyet që, sipas saj, po i mbajnë qytetarët në shesh. Ajo kërkoi një sistem arsimor të bazuar te meritokracia, një sistem shëndetësor që u shërben qytetarëve, funksionimin e shërbimit social dhe garantimin e së drejtës së pronës.

“Duhet të kemi një sistem arsimor, ku fëmijët të arsimohen me krenari. Ne duhet të kemi një sistem meritokracie, ku ata që e meritojnë të marrin vendin e punës. Duhet të kemi sistem shëndetësor që t’u shërbejë qytetarëve. Doktorët nuk duhet t’i shikojnë pacientët nga xhepat”, deklaroi Kokaj.

Related article  Lajm i trishte kete te hene, nderron jete

Ajo kërkoi gjithashtu funksionimin e shërbimeve sociale dhe të sistemit të drejtësisë, ndërsa ngriti shqetësimin për çështjen e pronës.

“Duhet të kemi një Shqipëri ku shërbimi social duhet të funksionojë. Duhet të kemi një Shqipëri ku drejtësia të mos jetë luks. Ne duhet të kemi një Shqipëri ku prona të shkojë te i zoti që i takon”, tha ajo.

Related article  E trishte! Një grua e moshuar humb jetën në mo tel me të dashurin

Gjatë protestës, qytetarët ngritën gjithashtu shqetësime për mungesën e ujit dhe energjisë elektrike, ndërsa kërkesa politike e protestuesve mbetet largimi i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Published inNEWS