Skip to content

Lajm i madh, Greqia merr vendimin e bujshëm, përfitojnë mijëra shqiptarë

Në një kohë kur vendet fqinje si Greqia po ndërmarrin masa drastike për të ulur kostot e jetesës të qytetarëve, në Shqipëri situata sa vjen dhe bëhet më e vështirë, me çmime që çdo ditë bëhen të papërballueshme, ndërsa kryeministri Rama merret me platforma komunikimi me qytetarët.

Në Greqi sot ka nisur një nismë kombëtare për uljen e çmimeve në supermakrete për më shumë se 1600 produkte. Uljet do të zgjasin deri në 4 muaj dhe parashikojnë një zbritje deri në 30%. Kjo bëhet për të lehtësuar kostot e larta të familjeve.

Related article  Perplasje e forte ne lokal, mbeten viktima 3 persona dhe plagosen disa te tjere

Po në Shqipëri çfarë po ndodh?

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ose pesë herë më shumë se në Bashkimin Europian ku shtrenjtimi ishte vetëm 0.6%.

Nga renditja e Eurostat-it rezulton se Shqipëria ishte e pesta me normën më të lartë të inflacionit të ushqimeve mes 36 vendeve europiane. Norma më të larta u regjistruan vetëm në Turqi, me 37.6%, Rumani, me 4.6%, Qipro, me 4.5%, dhe Islandë, me 4.4%.

Related article  Njoftimi i papritur dhe sinjali nga qeveria

Shqiptarët vijojnë të kenë të ardhura dhe fuqi blerëse ndër më të ulëtat në Europë, por kur bëhet fjalë për ushqimet, po paguajnë çmime më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë arritur në 102.9% të mesatares së BE-së në vitin 2025, nga 99.6% një vit më parë. Kjo do të thotë se një shportë ushqimore që kushton 100 euro në BE, në Shqipëri kushton mesatarisht 103 euro, e matur sipas fuqisë blerëse.

Related article  Tr*gjedi në ishullin vullkanik, autobusi me nxënës bie në humnerë, 22 të vd*kur

Ndërkohë, të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten vetëm 43% e mesatares europiane, ndërsa konsumi individual për frymë arrin në 48%. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për këta tregues, duke lënë pas vetëm pak vende të rajonit. Panorama

Published inPetravu