Skip to content

Mimistria e Qeverise Rama dorehiqet nga ky post i rendesishem

inistrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në degën e Vlorës, post të cilin e mbante prej 1 viti e 3 muajsh.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili sqaroi se ky vendim vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste, me synim hapjen e rrugës për procesin demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj në Vlorë.

Related article  Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, Porja: Behuni gati, ne kete dite temperatura do shkoje mbi 40 grade!

Ajo e cilësoi drejtimin e kësaj dege si një privilegj dhe përgjegjësi të madhe të besuar nga kryetari i partisë, Edi Rama, ndërsa nënvizoi se është përpjekur ta ushtrojë këtë detyrë me përkushtim, korrektësi dhe integritet.

Related article  Vendimi FANTASTIK i Qeverise ‘RAMA’, Konfirmohet me ne fund: Do japim me shume LEK per...

Në përmbyllje të deklaratës së saj, ministrja Ismaili shprehu mirënjohjen ndaj anëtarëve, drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë socialistë për mbështetjen e dhënë përgjatë kësaj periudhe, duke e konsideruar këtë përvojë si një kapitull mjaft të rëndësishëm në angazhimin e saj politik.

Published inNEWS