Skip to content

Çim Peka krah Arben Ahmetajt, cakton datën

Gazetari Çim Peka ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet krah ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt, ndërsa paralajmëron publikimin e disa materialeve më 7 shtator.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Peka dhe Ahmetaj shfaqen duke biseduar së bashku. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mesazhi shoqërues.

Related article  Columbo Star Peter Falk's Daughter Jacqueline Dies by Suicide at Age 60

“U kry. Behuni gati për datën 7 Shtator. Audio përgjime, dokumenta, gjithçka!” shkruan Peka në postim.

Gazetari nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e materialeve që pritet të publikohen, ndërsa pritet që dokumentet të lidhen me Arben Ahmetaj.

Related article  Detaje nga ngjarja e rende ne Jug te Shqiperise!

Postimi vjen pak kohë pasi gazetari kishte paralajmëruar një intervistë me Ahmetajn. Kjo nuk është intervista e parë që ish-zv.kryeministri jep, në të cilën ka bërë akuza dhe denoncime të forta ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa shpesh ka përcjellë edhe mesazhe të koduara.

Published inNEWS