Skip to content

PLAS sherri mes shqiptarit dhe armenit brenda servisit në Greqi

Një konflikt mes një 49-vjeçari shqiptar dhe pronarit armen të një servisi makinash ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta dhe mjeteve të forta në Greqi.

Sipas mediave greke, gjithçka nisi kur 49-vjeçari shqiptar u paraqit në biznes, duke fyer dhe sulmuar verbalisht 45-vjeçarin me origjinë armene. Konflikti u ndërpre përkohësisht nga ndërhyrja e klientëve dhe personave të pranishëm, të cilët arritën ta largonin nga ambientet e servisit, ndërkohë që ai lëshoi kërcënime se “do ta paguante me gjak”. Pak kohë më vonë, situata ka kaluar në përmasa alarmante kur 49-vjeçari është rikthyer sërish në garazh, kësaj here i armatosur me një thikë 26 centimetra të gjatë, duke e kërcënuar se do ta masakronte.

Related article  Shpallet alarmi i nivelit 4/ Moti i keq përfshin vendin, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

“Do të të vras, do të të masakroj”, bërtiste shqiptari.

Në përballje e sipër, pasi bashkëshortja e pronarit dhe një punonjës tentuan ta neutralizonin, 45-vjeçari armen ka kapur një levë makine rreth 1 metër të gjatë, duke e goditur në kokë dhe këmbë. Përpara se të largohej përfundimisht nga vendngjarja, shqiptari dyshohet se ka vazhduar kërcënimet.

Related article  Lajmi i fundit! I merret jeta muzikantit të njohur, gruaja shtatzënë dhe vajza 3-vjeçare

“Do të të vras, por nuk dua ta bëj para gruas sate. Do të të gjej vetëm dhe do ta djeg dyqanin tënd“– bërtiste ai.

Related article  E rèndë! 28-vjèçári nga Malësia e Madhe gjèndet i pajètë në arë

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, situata është vënë nën kontroll. 49-vjeçari shqiptar është vënë në pranga për fyerje, tentativë dëmtimi trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa pronari armen i biznesit është arrestuar gjithashtu me akuzën e dëmtimit të rrezikshëm trupor.

Published inPetravu