Skip to content

Flasin deshmitaret per ngjarjen ku humben jeten dy persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem, ku humbën jetën dy persona.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, dy personat dyshohet se po kryenin manovra me motomjetin në mes të rrugës, duke ngritur rrotën e motorit, kur kanë humbur kontrollin.

Related article  REAGON për herë të parë kompozitori:

Motomjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me hyrjen e një pallati. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati, humbi jetën në vendngjarje.

Related article  Kjo gjë është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë vendimin e tij

Ndërkohë, pasagjeri identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u transportua në spitalin e Durrësit me shenja jete. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Related article  Stuhi e papritur ne kete qytet

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Published inNEWS